Federata e Autosporteve të Kosovës (FASK) ka ndarë sot çmimet për fituesit e garave të mbajtura në vitin 2020.
Kampione në nivel të Kosovës në kategorinë 2 u shpalllë Kadishe Shabani. Po ashtu Shabani mori edhe një çmim tjetër, ishte e treta në Drag Race.
“Kampionët vazhdojnë të luajnë deri sa të bëjnë të duhurën”, thotë Shabani në një postim në Facebook.
Ndryshe, Kadishe Shabani në garën për femra kishte triumfuar vitin e kaluar në garën e Drag Race II, që u zhvillua në pistën e vjetër të Aeroportit në Sllatinë, e cila garonte nga Auto Klubi AK Ferizaj.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.