Shorti do të hidhet të enjten nga ora 17:00
Më 18 nëntor në shkollën ‘Tefik Qanga’ në Ferizaj, Federata e Pingpongut të Kosovës në bashkëpunim me KPP Ahmet Hoxha do të organizojnë turneun e seniorëve për nder të Ditës së Flamurit, e që është turneu i katërt nga pesë turne që FPPK ka paraparë shpërblime për fituesit e të dy gjinive.
Paraqitjen e lojtarëve duhet të bëhet deri të mërkurën, në ora 16:00, ndërsa shorti do të hidhet të enjten nga ora 17:00, në zyrat e FPPK-së dhe është i hapur për të gjithë përfaqësuesit e klubeve.
Të drejtë pjesëmarrje në këtë garë, sipas nenit 10 të rregullores së sistemit të garave të FPPK, kanë të gjithë lojtarët më të vjetër se 13-vjeç.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.