Gjykata në Ferizaj e ka dënuar me dy vjet burgim dhe 500 euro gjobë të akuzuarin M.S. për veprën penale grabitje.

“Kryetari i trupit gjykues Sahit Krasniqi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor fillestar, pranimit të fajësisë nga i pandehuri për veprën penale me të cilën e ngarkon akuza, të pandehurin M.S, e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy (2) vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej pesëqind (500) euro”, thuhet në komunikatën e Gjykatës në Ferizaj.

Sipas komunikatës, personi në fjalë së bashku më një vajzë të mitur kanë përdorur forcën për të plaçkitur një grua.

“I pandehuri akuzohet së më 12 maj 2019 në Ferizaj, së bashku me të miturën D.S me përdorimin e forcës dhe kanosjes serioze duke e sulmuar jetën dhe trupin e të dëmtuarës S.H, me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme e që vetës ti sjellin përfitim pasuror, fillimisht i pandehuri e ka kapur me duar për fyti të dëmtuarën duke ia marr me forcë telefonin, ndërsa e mitura D. ia kishte marr çantën nga krahu”, thuhet në komunikatë.

Tutje bëhet e ditur se kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës së Ferizajt./kallxo.com

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.