Loading...

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin se, pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Njësitin Antidrogë, janë kryer kontrollat në dy lokacione me ndihëm e Policisë Speciale të Koosvës, si dhe, pas kontrollit në këto dy lokacione, mbrëmë janë konfiskuar 220 kg substancë narkotike të llojit marihuanë që dyshohet se ka ardhur nga shteti i Shqipërisë dhe gjithashtu janë konfiskuar tri vetura

VIDEO

Po ashtu, janë arrestuar pesë persona për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit duke vepruar si anëtarë të grupit të organizuar mirë, kishin për të kryer vepër penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 273, paragrafi 2 lidhur me nenin 281, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Personat e arrestuar dyshohet se këtë sasi të marihuanës kanë pasur për qëllim ta transportojnë jashtë shtetit të Kosovës.

Priokuroria e Ferizajt, njofton se ende janë duke vazhduar hetimet për pjesën e grupit të cilët ende janë në arrati.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se me urdhër të Prokurorit të Shetit, pesë të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.