Një grua është arrestuar dje në Ferizaj pasi e ka shtyrë fëmijën e saj të kërkojë lëmoshë në rrugë, ka njoftuar sot policia.
Pas intervistimit nga ana e policisë e njejta është liruar, shkruan arbresh.info.
Njoftimi i plotë:
Ferizaj 06.12.2018 – 13:15. Është arrestuar e dyshuara femër K-Shqiptare, pasi që e njëjta e ka shtyrë fëmijën e saj, viktimën e mitur mashkull K-Shqiptar që të kërkojë lëmoshë në rrugë. Me vendim të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është liruar.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.