Ferizaj ka befasuar Llapin në xhiron e gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll.
Ferizaj e shënoi fitoren e parë, derisa Llapi pësoi disfatën e tretë të sezonit.
Me këtë fitore, Ferizaj ngjitet në tabelë në vendin e gjashtë me po aq pikë e në po aq ndeshje të luajtura.
Llapi në vendin e parafundit ka pesë pikë në gjashtë takime të zhvilluara.
Ferizaj në pjesën e parë realizoi dy gola. Të parin e shënoi sulmuesi me përvojë në Superligë, Astrit Fazliu. Fazliu shënoi nga penalltia në minutën e 29-të.
Ramush Ramadani dyfishoi epërsinë në minutën e 42-të.
Golin e vetëm për Llapin e shënoi Ilir Krasniqi në minutën e 73-të.
Në javën e shtatë Llapi e pret kampionin në fuqi të Kosovës, Ballkanin.
Ferizaj udhëton te Trepça ’89.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.