tetove burri sulmon gruan dhe bijen transferohet ne spital 5ff46db0c40101 560x351 - Ferizaj, burri sulmon fizikisht gruan

Një person është arrestuar pasi nën ndikimin e alkoolit kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 21:00 në fshatin Dubravë, Ferizaj.

Siç bëhet e ditur në raport, viktima nga sulmi nuk ka pasur lëndime trupore dhe nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar bashkëshorten e tij femër kosovare. Viktima nga sulmi nuk ka pasur lëndime trupore dhe nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore. Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.