ferizaj24 560x416 - Ferizaj/ E godet lopën me “BMW”, dy pronarët hasin në mosmarrëveshje

Gjatë ditës së sotme në fshatin Greme të Komunës së Ferizajt dy persona kanë hasur në një mosmarrëveshje.

Kjo për shkak se, një person derisa ishte duke vozitur veturën e tipit “BMW” ka goditur një lopë.

Kështu, pronari i veturës dhe pronari i lopës kanë hasur në mosmarrëveshje.

Indeksonline ka siguruar pamje nga momenti teksa dy personat po debatonin në rrugë.

Po ashtu në ato pamje vërehet derisa lopa çalon në të ecur.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.