271474210 4857206181006546 4477109728569044560 n 850x7521 1 560x416 - Ferizaj gjobitet qytetari për tejkalim në vijë të plotë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e nevojshme policore dhe ka arritur të identifikojë personin, e cila me automjetin e udhëtarëve, shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë në rrugën ‘’Enver Topalli’’ në Ferizaj.

Kjo informatë, me foto është dërguar nga një qytetar përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë’’

Policia, e ftoi qytetarin NJ.E (F/K) e moshës 25 vjeçare, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Ferizaj dhe ajo në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast dhe fton qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

271446978 4857206091006555 7476460247093814433 n 905x10001 1 - Ferizaj gjobitet qytetari për tejkalim në vijë të plotë

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.