ferizaj 696x4621 1 560x416 - Ferizaj kërkon nga bizneset ta respektojnë rregulloren e re për të pushuar të dielën


Kuvendi Komunal i Ferizajt me shumicë të votave, në fund të javës së kaluar ka miratuar një rregullore të re për përcaktimin e orarit të punës së veprimtarive afariste dhe veprimtarive të tjera biznesore në territorin e kësaj komune.

Me këtë rregullore bizneset e kësaj komune do të pushojnë gjatë të dielave dhe festave zyrtare. Kjo rregullore pritet të nisë së zbatuari brenda 15 ditësh, andaj komuna ka kërkuar nga bizneset që ta respektojnë atë.

Pas aprovimit të kësaj rregulloreje ka pasur edhe zëra nga disa biznese për mosrespektimin e saj, mirëpo inspektorati komunal do ta menaxhoi e gjithë situatën.

Zekir Bytyqi, drejtor për Zhvillim Ekonomik në komunën e Ferizajt, ka thënë se rregullorja pritet të nisë së zbatuari brenda 15 ditësh, andaj ka kërkuar nga bizneset që ta mirëpresin atë.

“Kërkojmë nga bizneset që ta respektojnë rregulloren e re e cila është në interes të përgjithshëm, në interes të mbrojtjes së të drejtat e punëtorëve, në interes të zhvillimit etj. Kjo rregullore është nxjerrë pas peticioneve dhe kërkesave të bizneseve. Rregullorja tashmë është miratuar nga shumica e kuvendarëve dhe pritet të nisë së zbatuari brenda 15 ditësh”, ka kërkuar Bytyqi, raporton Koha Ditore.

Sipas tij me këtë rregullore gjatë ditëve të diela dhe në festat zyrtare nuk do të punojnë industritë punuese dhe prodhuese, ndërtimtaria, tregtia me shumicë dhe pakicë, transporti dhe arsimi.

Ndërkaq shoqëritë tregtare të hotelerisë si restorantet, kafenetë, argëtimi rekreacioni, barnatoret, sallonet e floktarisë dhe shitësit e derivateve të naftës mund të punojnë 24 orë apo 7 ditë në javë.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:


Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.