Inspektorët e komunës së Ferizajt i kanë mbyllur të enjten në mbrëmje 9 lokale në afërsi të një shkolle fillore në të cilat komuna ka thënë se zhvillohej veprimtari e dyshimtë.
Lokalet gjenden në afërsi të shkollës fillore “Tefik Çanga” në Ferizaj.
Sipas komunikatës së komunës, shëndeti i fëmijëve, nxënësve dhe banorëve të rrugës “Gursel e Bajram Sylejmani”, “Besim Rexhepi” dhe rrugëve të tjera përbri tyre, është më i rëndësishëm se çfarëdolloj biznesi.
“Këtë vendosmëri ka qeveria Aliu, këtë qëllim po zbaton Inspektorati i Komunës”, thuhet në komunikatë.
“Mbrëmë, forca e ligjit përmes aksionit të Inspektoratit të Komunës, koordinuar edhe me njësitë e veçanta të Policisë së Kosovës, për dyshime për veprimtari të jashtëligjshme, mungesë dokumentacioni dhe nivelit të ultë të pastërtisë mbylli 9 lokale ku deri më tani zhvillohej veprimtari afariste kundër vlerave morale të shoqërisë sonë”, thotë komunikata.
Komuna e Ferizajt thotë se “shiriti i bllokimit do të përthekojë çdo veprimtari të jashtëligjshme, në mbrojtje të shëndetit publik dhe interesit qytetar”.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.