Ferizaj, mbyllen dy qendra masazhi, tre të arrestuar

67099381 2405085939537227 2211961144451530752 n e15630308754661 - Ferizaj, mbyllen dy qendra masazhi, tre të arrestuar

Dy qendra masazhi janë mbyllur dhe tre persona janë arrestuar në Ferizaj. Kështu ka njoftuar Komuna e Ferizajt nëpërmjet “Facebook-ut”.

“Inspektorati i Komunës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, gjegjësisht Njësitin për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Ferizaj, pas një pune hetimore, ka mbyllur 2 qendra masazhi me dyshimin e bazuar për mundësimin e zhvillimit të prostitucionit, me ç’rast janë arrestuar tre persona”, thuhet në njoftimin e komunës.

Sipas komunës, ky aksion ka ardhur pas hetimeve paraprake ndërsa personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Ky aksion i përbashkët i forcave të rendit dhe Inspektoratit të Komunës ka ardhur si rrjedhojë e vëzhgimeve nga afër të këtyre lokale nga organet e rendit, me dyshimin se po zhvillohej veprimtari e paligjshme. Lokalet e mbyllara gjendeshin në zonën prapa Gjimnazit të Shkencave Shoqërore “Dr. Shaban Hashani” dhe në rrugën “Kemajl Hetemi” kurse të arrestuarit përkitazi me këtë rast me vendim të prokurorit janë në mbajtje për 48 orë”, thuhet tutje në njoftim.

“Ridvan Berisha, kryeinspektor i Inspektoratit të Ferizajt tha se bashkëpunimi me Policinë e Kosovës dhe vigjilenca e inspektorëve komunal po jep rezultate domethënëse për jetën, sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve”, njofton Komuna e Ferizajt.


www.foxshop-ks.com