Ulëset e Kuvendit të Komunës së Ferizajt sot u mbushën nga dhjetëra artistë, arkitektë, aktivist të shoqërisë civile dhe qytetarë për të ndjekur prezantimim dhe diskutimin publik të projektit për ndërtimin e Qendrës Multifunksionale apo Pallatit të Kulturës, investim ky milionësh tërësisht i mbuluar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Nikoqiri i këtij organizimi, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtoren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati Shabani bënë hapjen e këtij diskutimi. I pari i Ferizajt, Agim Aliu tha se edhe ky projekt, identitar për kulturën e Ferizajt është mbështetje direkte e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe se qeverisja e drejtuar nga ai, me qasje transparente e komunikim të drejtpërdrejt me qytetarët, ka interesin që ta konsumoj debatin me komunitetin dhe grupet e interesit, me qëllim që tash në fazën iniciale të bëhen ndryshimet e nevojshme në këtë godinë ku për dhjetëra vite do të shtrijnë aktivitetin e tyre grupet kulturore ferizajase.

Në anën tjetër, kryearkitekti i grupit të arkitektëve – AEK “Architecture Engineering Kosova”, e përzgjedhur në bazë të konkursit publik, ide fituese për këtë projekt, Fahrush Azemi tha se kjo godinë mishëron elementet identitare të Ferizajt, duke nisur nga Maja e Lybetenit, hekurudha, Bifurkacioni, historia e grupeve kulturore këtu dhe të tjerat të cilat kanë bërë që ky projekt të marr përmasat e një vepre kulminante kulturore, identitare dhe dinjitoze për kulturën dhe artistët ferizajas.

Në këtë organizim u prezantua hollësisht projekti, përkatësisht ideja fituese për objektin e Qendrës Multifunksionale, gjë që zgjoi interesimin e të pranishmëve për fusha specifike të projektimit, organizimin e brendshëm funksional, qëndrueshmërinë, estetikën dhe nyjet tjera të domosdoshme për infrastrukturën kulturore.

Salla ekspozuese, holle, salla koncertale, galeria, muze, zyra pune e kthina të tjera janë ato që përfshin ky projekt me kapacitet gjigand të pjesëmarrjes së publikut, prej 840 ulësesh.

Grupi i Arkitektëve mori sugjerimet e të pranishmëve dhe se u zotua se ato do t’i inkoorporoj në finesat e këtij objekti, që me sa më pak tolerancë sfidash të realizohet ky projekt.

 

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.