Njihet si njëra prej skuadrave më të luhatshme në futbollin kosovar.

Fjala është për klubin nga ‘Anamorava’, Ferizaj, i cili nuk po arrin asesi të këndellet.

Edicionin e kaluar, ‘bardhë e kaltërit’ siguruan elitën e futbollit kosovar vetëm pas barazhit, duke e mposhtur Vëllaznimin pas ekzekutimit të penalltive.

Mirëpo stinori vjeshtor nuk ka shkuar si është më së miri për djelmoshat e Afrim Tovërlanit, që mori frerët e skuadrës pas dorëheqjes së Bylbyl Sokolit.

Nga 17-të ndeshje, ‘Ujqit’ kanë arkëtuar vetëm 15-të pikë, me një mesastare prej 0.88 pikë për ndeshje.

Faqja zyrtare e klubit duke parë organizimin e dobët dhe situatën në tabelën e klasifikimit, i ka bërë thirje edhe kryetarit të komunës që të marrin hapa konkret sa i përket kësaj çështjeje.

Më poshtë e keni renditjen tabelare të Superligës së Kosovës pas fazës së parë, aty ku edhe mund ta pozicionin e Ferizajt.

Kampionati fillon edhe 5 javë, Ferizaj i ka ‘humbur’ rruga në oborr.Fillimi i sezonit pranëveror në Superligën e Kosovës po afron, ndërsa skuadra jonë duket e ‘humbur’ në mes të rrugës! As organizim, asnjë ndryshim brenda skuadrës as stërvitjet nuk kanë filluar akoma, dhe as pagat nuk janë kryer ndaj futbollistëve, të cilët kanë paralajmruar largimin nga klubi.Jemi thellësisht të brengosur për këtë gjendje që eshtë klubi ynë, pasi që ky qytet nuk e meriton të trajtohet kështu.Ftojmë publikisht gjithë donatorët e shumtë Ferizajas, si dhe kryetarin e komunës, z.Agim Aliu që sa më shpejtë të fillojë të organizojë klubin, t’i ndihmojë financiarisht që të jemi sa më të pregatitur për pjesën e mbetur të sezonit, ku synimi eshtë mbijetesa në Superligë.Ky qytet dhe tifozët tanë Ujqit që gjithmonë kanë qenë besnikë ndaj klubit nuk e meritojnë këtë gjendje që eshtë klubi, 1 vit në ligë të parë, 1 vit në Superligë. Kemi ndoshta kompanitë më të mëdhaja në Kosovë, andaj i ftojmë publikisht që të ndihmojnë klubin tonë.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.