unnamed 5 11 933x4451 560x416 - Ferizaj nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për programin nacional për rininë

Kryetari i Agim Aliu ka pritur një takim Koordinatorin Nacional për Kulturë, Arsim, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, deputetin e Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica si dhe zëvendësministrin e arsimit, Azem Guri.
Në këtë takim, që për qëllim kishte shpalosjen e Programit Nacional për Rininë dhe ndarjet e përgjegjësive mes nivelit qendror dhe atij lokal për të përmbushur këto objektiva të parapara në këtë program, komuna e Ferizajt, u bë komuna e parë e Kosovës, që nënshkruan një marrëveshje të tillë, duke dhënë shembullin e agjendës së qartë lokale për të rinjtë dhe politikave vizionare në këtë sektor.

Aliu tha se sot është një koincidencë e këndshme, për shkakun se një vit më parë, ishte pikërisht vullneti, angazhimi dhe vizioni i të rinjve që vendosi fatin politik për drejtimin e Komunës së Ferizajt.

“Është komuna e parë që është përzgjedhur që të nënshkruajmë këtë memorandum mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Komunës së Ferizajt. Dhe është përzgjedhur po ashtu, në një ditë që është ditë e ndryshimit për Ferizajn sepse një vit më parë kishte ndodhur ndryshimi në Ferizaj dhe një vit më parë, votuesit kryesor që kishin vendosur për ndryshimin ishin pikërisht rinia e Ferizajt dhe ata kur kanë vendosur kishin pasur një arsye, sepse kishin besuar në programin tonë, kishin besuar në gatishmërinë tonë që të kemi një qasje ndryshe, një vullnet ndryshe, dhe mbi të gjitha një angazhim të shtuar drejt asaj që është ëndërr e tyre, drejt asaj që është ëndërr për t’u plotësuar dhe sigurisht se një vit i kaluar, është pjesë e plotësimit të asaj ëndrre”, ka thënë Aliu.

Koordinatori Nacional për Kulturë, Arsim, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, tha se është kënaqësi e veçantë bashkëpunimi me një komunë, prijëtare në politikat e të rinjve dhe gjithmonë të gatshme të avancoj ato edhe më shumë. Madje, ai u impresionua me planet e qarta dhe rezultatet e qeverisjes lokale për investime në këto fusha, duke dhënë shembullin e angazhimit e kujdesit institucional për të rinjtë.

Qëllimi i Programit Nacional për Rininë është nevoja për përmirësimin e cilësisë në arsim, zhvillimin e shkathtësive sportive dhe zhvillimin kulturor. Në këtë aspekt, Programi Nacional për Rininë ka për qëllim krijimin e hapësirës së munguar për të rinjtë, në shërbim të krijimit të mundësive për ta zhvilluar dijen dhe talentin, mundësinë e hapësirave për argëtim dhe kreativitet kulturor e sportiv.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.