ferizaj 780x4391 560x416 - Ferizaj, pacientët presin në radhë, asnjë mjek nuk shihet në vendin e punës (Video)

Qendrat shëndetësore në Kosovë, po përballen me mungesë të madhe të personelit shëndetësor.

Por, pacientët janë duke u përballë edhe me një problem tjetër.

Mjekët nuk po e respektojnë orarin e punës, dhe atë të pauzës.

Një qytetarë ka dërguar një video në emisionin “Zyra e Ankesave” që transmetohet në RTV Dukagjini, ku tregon pikërisht për këtë fakt.

Në Ferizaj, te Qendra e Mjekësisë Familjare një pacientë ka regjistruar një video në orën 16:15, 15 minuta pas përfundimit të pauzës, por asnjë mjek nuk shihet në vendin e punës.

Në korridor presin të marrin shërbime rreth 20 pacient.

VIDEON SHIKOJENI NGA MINUTA 28:15

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.