Prokuroria Themelore në Ferizaj, vetëm gjatë kësaj jave ka ngritur gjithsejtë 73 aktakuza, ka paraqitur katër kërkesa për caktim të masës së paraburgimit dhe ka marrë nëntëmbëdhjetë aktvendime për fillim të hetimeve.

Në Departamentin e Krimeve të Rënda, gjatë kësaj jave, janë ngritur gjashtë aktakuza 6 dhe janë bërë dy kërkesa për caktim të masës së paraburgimit.

Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie ka ngritur gjithsejt 64 aktakuza, ka bërë dy kërkesa për caktim të paraburgimit dhe gjithashtu ka marrë njëmbëdhjetë 11 aktvendime për fillim të hetimeve.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, gjatë kësaj jave ka ngritur tri aktakuza dhe ka marrë tre aktvendime për fillim të hetimeve.

Prokuroria Themelore në Ferizaj mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.