Loading...

Skuadra e Bylbyl Sokolit, KF Ferizaj nuk e ka ndërmend të ndalet në tregun e transferimeve.

VIDEO

Kur kanë mbetur edhe shumë pak deri te fundi i merkatos, anamoravasit po përforocojnë rradhët e veta para fillimit të edicionit pranveror, shkruan Ferizaj24.

Kësisoj, bardhë e kaltërit sot kanë konfirmuar edhe një marrëveshje tjetër, kësaj rradhe nga Shkupi.

Ferizaj ka nënshkruar me Husein Demirin, i cili së fundi ka luajtur në Finlandë.

Më poshtë mund ta shikoni edhe postimin e plotë të klubit në rrjetin social “Facebook”.

Husein Demiri në Ferizaj.

Ferizaj : Top-sulmuesi Shkupian, Husein Demiri eshtë përforcimi i rradhës për klubin tonë, me ardhjen e tij tani cilësia dhe konkurenca në fazën e sulmit eshtë rritur, dhe presim që të sjellë suksese.

Demiri së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës Finlandeze, FC Kemi Kings. Ai me përvojën e tij në arenën ndërkombëtare pritët të na ndihmojë drejtë objektivave tona.

Klubi i uron mirëseardhje dhe shumë suksese me skuadrën tonë.

Vazhdojmë tutje ⚪🔵.


 

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.