Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu ka marrë vendim që të lirojë nga pagesa e qirasë bizneset të cilat shfrytëzojnë pronën komunale.
Gjithashtu me autorizim të Kryetarit Aliu është krijuar Pakoja e Masave Mbështetëse për bizneset nga kompetentët e fushës së financës dhe zhvillimit ekonomik lokal.
“Këto masa nënkuptojnë harmonizimin e veprimeve, përkatësisht lirimin nga qiratë komunale dhe ngarkesat e tjera të cilat janë të parapara në Rregulloren Komunale për Taksa, Tarifa dhe Ngarkesa Komunale.”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se ky veprim, për lirim nga pagesat për bizneset sipas kësaj rregullore, përkatësisht për qiratë në prona komunale, duke mbuluar kështu të gjitha veprimtaritë ekonomike, është hapi themelor që Komuna e Ferizajt po merr në bazë të kompetencës së saj në ndihmë veprimtarisë ekonomike që zhvillohet në territorin tonë.
www.foxshop-ks.com
Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në
www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës
Creative Commons 4.0.