Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, disa furra në Ferizaj do të dhurojnë bukë falas për familjet në nevojë, shkruan Gazeta Infokus.
Kjo pasi bizneset e Ferizajt bashkë me komunën kanë arritur të sigurojnë një sasi prej 10 tonelata miell që i është dorëzuar disa prej furrave në Ferizaj, ku familjet në nevojë mund të paraqiten e të marrin produktet të ndryshme në këto furra.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Agim Aliu
“Janë të rrallë shembujt e solidaritetit sikurse ky i bizneseve ferizajase. Edhe gjatë pandemisë ndihmuan qytetarët me pako ushqimore e higjienike. Tani, në nisje të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, bizneset e Ferizajt bashkë me Komunën e Ferizajt, kanë arritur të sigurojnë një sasi prej 10 tonelata miell që i është dorëzuar disa prej furrave në Ferizaj, ku familjet në nevojë mund të paraqiten e të marrin produktet të ndryshme në këto furra”, ka shkar ai.
Aliu ka falenderuar Agon Zhinipotokun i cili është përfaqësues i këtyre bizneseve.
“Falënderova Agon Zhinipotokun që përfaqëson këto biznese vullnetmira, por edhe bizneset donatore veç e veç që asnjëherë nuk u menduan dy herë për të ndihmuar qytetarët.Qytetarët në vështirësi ekonomike, mund të paraqiten në këto furra për të marr produktet e tyre, si në furrën “Orex” në qendër të qytetit, furrën “Liria” në rr. “Vëllezërit Gërvalla”, furrën “Hasi” në rr. “Astrit Bytyqi”, furrën “Genci” në rrugën e Reçakut dhe furrën “Rozafa” në rrugën “Gursel e Bajram Sylejmani”” ka shkar ai.