95985323 3018452818200533 1487554037409644544 o1 560x416 - Ferizaj shembull i ndihmës për qytetarët, mbështeten me pako ushqimore e higjienike kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë


Ferizaj solidar! Kjo është logo e qeverisjes Aliu gjatë pandemisë së virusit COVID-19. E tash kur u mbështetën mbi 4000 familje me pako ushqimore e higjienike, nuk ka sesi të mos bëj dallim mbështetja për kategoritë më të veçanta e të ndjeshme të shoqërisë. Janë organizatat me bazë të gjerë komunitare si HendiFer, HandiKos, Down Syndrome Kosova në Ferizaj, Qendra e Kujdesit Ditor “Pema” e Shoqata e të Verbërve e me Shikim të Dobësuar në Ferizaj që pashmangshëm anëtarët e më nevojtarët pjesëtarë të këtyre grupimeve, ishin pjesë e mbështetjes nga Komuna e Ferizajt.

Janë gati 200 familje pjesë në këto kategori mjaft me peshë shoqërore që u ndihmuan me pako ushqimore e higjienike. Njëkohshëm, Shtabi Emergjent ndihmoi me pako ushqimore e higjienike organizuar në grup edhe nënat vetushqyese.

Edhe komunitetet etnike joshumicë, kryesisht rome, ashkanli dhe egjiptian u ndihmuan me afro 500 pako ushqimore-higjienike, pa lënë anash edhe komunitetin serb në Babush, që ndonëse të paktë në numër, Komuna iu doli në ndihmë me ushqime, materiale higjienike e ilaçe.

96513407 3018452868200528 6236442683028537344 o1 - Ferizaj shembull i ndihmës për qytetarët, mbështeten me pako ushqimore e higjienike kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:


Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.