Komuna e Ferizajt ka njoftuar se ka bërë shpërndarjen e koshereve të bletëve për 117 bletarë të cilët merren me kujdesin ndaj bletëve dhe prodhimin e mjaltit.
Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë në këtë komunë, Burim Bajrami vlerësoi se ky subvencion është ndihmesë për fermerët të cilët do ta kenë më të lehtë veprimtarinë dhe qasjen në treg.
“Është një subvencion më i madh se herave të tjera për t’u ndihmuar bletarëve tanë ndonëse edhe ata kanë pasur një participim prej 25 përqind. Janë diku 850 koshere që do të jepen për 117 bletarët dhe kujtoj se është një shtytje mjaft e mire”, u shpreh Bajrami.
Kurse, 117 bletarët që përfituan nga ky subvencion u shprehen se kosheret në treg kanë çmim të papërballueshëm për buxhetin e tyre andaj e vlerësuan mjaft të rëndësishme ndihmën që po u jepet.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.