Loading...

Dy futbollistë të Vëllazërimit të Kërçovës sezonin e ri do të luajnë në Superligën e Kosovës me fanellën e Ferizajit.

Fjala është për Armend Aliun dhe Hajradin Cuculin, të cilët siç mëson ‘infOSport.mk’ me skuadrën kosovare kanë nënshkruar kontrata deri në fund të sezonit 2018/2019.

Rikujtojmë përveç këtyre dy futbollistëve, nga Maqedonia skuadrës së Ferizajit iu bashkuan edhe dy shkupjanët, Husein Demiri dhe Burhan Mustafa.

Që të dy në të kaluarën ishin pjesë e FC Shkupit, ndërsa Ferizajit iu bashkuan nga dy skuadra të ndryshme, por që në transferimin e tyre rolin e menaxherit e luajti kërçovari, Luan Dauti.

Sulmuesi Demiri së fundmi luante në Finlandë me skuadrën e PS Kemi, teksa gardiani Mustafa te Ferizaji u transferua nga rradhët e Borecit.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.