Loading...

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka bërë të ditur se  të gjitha rastet aktive me Covid-19 nga kjo komunë kanë rezultuar negativ

Përmes një shkrimi në facebook, Aliu ka thënë se numri i i ferizajasve të shëruar nga COVID-19 ka shkuar në 73, ndërsa ka shtuar se nuk ka raste të reja pozitive.

“🟢Lajmi i ditës: Shkon në 73 numri i ferizajasve të shëruar nga COVID-19, zero raste të reja pozitive e të gjithë të infektuarit aktiv kanë dalur negativ, pra janë në proces shërimi sipas testimit të parë.🙏🏻”, ka shkruar Aliu.

Vlen të theksohet se numri i të shëruarave sot ishte 87, ndërsa vetëm 1 ka rezultuar pozitiv nga 220 testime.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.