Këngëtaret Nora dhe Era Istrefi janë dy prej femrave më të përfolura në estradë.

Jo më pak vëmendje mediatike shpesh ka rrëmbyer edhe motra e tyre, Nita, e cila qëndron larg muzikës.

Nita dhe Nora Istrefi (Foto: Era Istrefi/InstaStory)

Së fundmi, të tri motrat kanë pasur një arsye të veçantë për tu mbledhur së bashku, e kjo ka qenë ditëlindja e nënës së tyre.

Lexo po ashtu:

Tri vajzat së bashku me vëllanë e tyre, Bledin, kishin menduar që t’i organizonin një festë befasi mamasë së tyre, ish-këngëtares Suzana Tahirsylaj-Istrefi.

feste ne familjen istrefi nora era dhe nita befasojne nenen e tyre per ditelindje 1 - Festë në familjen Istrefi: Nora, Era dhe Nita befasojnë nënën e tyre për ditëlindje

Motrat Istrefi së bashku festuan ditëlindjen e nënës së tyre, Suzanës (Foto: Nora Istrefi/InstaStory)

Ato kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale imazhe, duke treguar se si e kanë kaluar së bashku mbrëmjen nën shoqërinë e njëra-tjetrës.

Ndërkohë edhe nëna e tyre, e cila është krenare me të arriturat e fëmijëve të saj, duket të ketë qenë e lumtur që këtë ditëlindje e festoi pranë tyre.

feste ne familjen istrefi nora era dhe nita befasojne nenen e tyre per ditelindje 2 - Festë në familjen Istrefi: Nora, Era dhe Nita befasojnë nënën e tyre për ditëlindje

Nëna e motrave Istrefi, ish-këngëtarja Suzana Tahirsylaj, u befasua me tortë me qirinj nga fëmijët e saj për ditëlindje (Foto: Era Istrefi/InstaStory)

EraIstrefi po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të saj të fundit muzikor “Anything More”, bashkëpunimi me Steve Aoki.

Në anën tjetër, Nora është duke u bërë gati për programet festive, pasi do të jetë pjesëmarrëse në disa prej tyre. /Telegrafi/

feste ne familjen istrefi nora era dhe nita befasojne nenen e tyre per ditelindje 3 - Festë në familjen Istrefi: Nora, Era dhe Nita befasojnë nënën e tyre për ditëlindje

Nora, Nita dhe Era Istrefi (Foto: Nora Istrefi/InstaStory)

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.