w 6 560x416 - FFK i dërgon telegram ngushëllimi familjes, me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit sportiv, Avni Shabani

Mbrëmë në orët e vona, ndërroi jetë gazetari i njohur sportiv, Avni Shabani.

Shabani, nga Ferizaj, u nda nga jeta pak kohë pas pensionimit, pas një sëmundjeje të shkurtër, përcjell GazetaBlic.

Vdekjen e tij e konfirmuan familjarët e të ndjerit, ndërsa shtëpia numër një e futbollit në vendin tonë i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Shabani.

Më poshtë edhe komunikata e plotë.

E nderuara Familje e Avni Shabanit!

E nderuar redaksi e sportit në Radio Kosova!

Me pikëllim e dhembje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, gazetarit të shquar sportiv, Avni Shabani, andaj me lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit të ju shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe më të sinqerta.

Avniu iku nga kjo botë vetëm dy muaj pas pensionimit, duke lënë pas vetes gjurmë të pashlyeshme në gazetarinë sportive dhe jo vetëm.

Ai si pjesë e redaksisë sportive në Radio Kosovë realizoi qindra kronika, intervista dhe komentime të ngjarjeve sportive, teksa për kontributin e tij në këtë fushë u nderua edhe me çmimin “Ali Shala”.

Avniu u shqua për humanitetin, përkushtimin dhe profesionalizmin e tij ndaj sportistëve dhe kolegëve të tij të rinj, derisa kontributi i tij ishte i madh edhe para luftës si gazetar i të përditshmes “Rilindja”, por më vonë edhe si drejtor për sport në komunën e Ferizajt.

Avniu ishte i qetë e bujar dhe si të tillë do ta kujtojmë përherë.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.