Thirrja e Fifit kundër bulizmit
Filloreta Raçi – Fifi është njëra nga rep-artistet më të njohura kosovare. Për nga natyra, Fifi duket mjaft e guximshme dhe në shumë raste deklarohet edhe për atë çka i pengon, e kjo ndikoi që ajo të jetë mjaft e dashur për publikun. Si shumica e artistëve, edhe Fifi ka qenë pre e ngacmimeve, por kjo gjë vetëm e motivon atë të vazhdojë përpara dhe të ketë edhe më shumë vetëbesim, shkruan rtv21.tv

Fifi ka shkruar një postim në Instagram, me një mesazh kundër bulizmit, pre e të cilit ishte edhe ajo.

“I AM BEAUTIFUL. Ju pershendes krejt juve qe mkeni nis mesazhe te llojit .. “je si lop, je shume e trashë, je vesh shume wlleck, je shume e shemtut , je shume kshtu je shume ashtu “ .. Mbase SOT MUND TE BEJ ZHURME KJO THIRRJA IME KUNDER BULLIZMIT ..( me besoni qe nuk osht veq per mu dmth ) .. YES NANUSHA , Jam shume e bukur , ndihem e bukur dhe ndihem e veqante .. NATEN “, është postimi i Fifit.

“Psikopatja jote” është projekti i fundit i Filloreta Raçit – Fifit, që erdhi në bashkëpunim me Mc Kreshën. Ky projekt deri më tani arriti mbi 12 milionë klikime dhe siguroi vendin e tretë në Festivalin Muzikor “Kënga Magjike”.

A ju pëlqen ky artikull?

0/50 ratings

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.