Loading...

Investimet infrastrukturore janë shtrirë në gjithë territorin e Ferizajt. Në shumë fshatra dhe zona të qytetit po punohet me intensitet të lartë për të finalizuar projekte të ndryshme qoftë të infrastrukturës nëntokësore, po ashtu edhe në asfaltimin e rrugëve të ndryshme. Të hënën, nisi edhe një projekt mese i nevojshëm për banorët e fshatit Mirash dhe zonave përreth, gjegjësisht asfaltimi i rrugës prej afro 9 kilometra që rrethon gjithë fshatin, me gjerësi rrugë 6 metra.

VIDEO

Për t’i uruar banorët e zonës për këtë projekt si dhe për të parë evoluimin e tij, doli i pari i Ferizajt, Agim Aliu, bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Infrastrukturës, Arbër Bytyqi si dhe drejtorët e drejtorive të arsimit dhe bujqësisë, Burim Bajrami dhe Afrim Llabjani.
Ai vlerësoi si tejet të nevojshëm këtë investim që po realizohet nga qeverisja lokale, për faktin se rruga që lidhte lagjet e ndryshme të këtij fshati dhe rruga kryesore ishin në gjendje katastrofale dhe e rrezikshme për kalimtarët. Tutje, drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës, Arbër Bytyqi tha se ky projekt përfundimisht do t’i jap fund vuajtjeve të qytetarëve që frekuentojnë në këtë rrugë.

“Është një projekt me vlerë 1 milionë e 200 mijë euro, bashkëpunim i Komunës së Ferizajt me Ministrinë e Infrastrukturës ku do të bëhet asfaltimi i rreth 9 kilometrave rrugë, gjithashtu do të rregullohet kanalizimi atmosferik në këtë gjatësi në rrugën kryesore të fshatit, gjithashtu është paraparë edhe ndërtimi i mbi 6 kilometrave trotuare për lëvizje më të mirë të nxënësve dhe banorëve të këtij fshati.

Pas përfundimit të këtij projekti, do të përfundojmë edhe ndriçimin në këtë pjesë të rrugës kryesore si dhe nëpër rrugicat e fshatit, por synim kryesor i jonë është përfundimi i këtij projekti pasi që është projekt më madhor” tha drejtori Bytyqi, duke paralajmëruar se për vitin e ardhshëm për këtë fshat janë paraparë ndërtimi i një fushe të sportit dhe renovimi i Qendrës së Kulturës, kurse bëri të ditur se është dërguar në Ministrinë e Infrastrukturës për financim projekti i asfaltimit të rrugës, Mirash-Surqinë-Prelez i Jerlive që do t’i mundësoj banorëve të fshatit Mirash afrimin me qytetin për rreth 4 kilometra më afër. Ky projekt infrastrukturor është financim i Komunës së Ferizajt dhe Ministrisë së Infrastrukturës, me kosto prej 1.2 milionë euro, që përfshinë asfaltimin e rrugës në gjatësi prej afro 9 kilometra, gjerësi 6 kilometra dhe ndërtimin e trotuareve në këtë gjatësi.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.