209240205 2917968901797542 3029432408131730864 n1 560x416 - Fillojnë punimet për ndërtimin e shtatores së presidentit të SHBA-ve Joe Biden në Ferizaj

Në nderim të përvjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Sojevë të Ferizajt, pranë kampit “Bondsteel” është bërë inaugurimi i punimeve në projektin: “Hapësirat e gjelbra dhe shtatorja e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden”.

Në këtë aktivitet të rrjetit të organizatave joqeveritare “Avonet” po marrin pjesë pjesëtarë të KFOR-it Amerikan nga kampi “Bondsteel” si dhe qytetarë të Ferizajt

Projekti që do të jetë financim i qytetarëve dhe bizneseve ferizajase pritet të kushtojë mbi 600 mijë euro.

Paraprakisht pjesëmarrësit bënë homazhe tek obelisku në nderim të birit të presidentit amerikan Joe Biden, Beau Biden

Njoftimi i plotë:

Në nderim të përvjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Sojevë të Ferizajt, pranë kampit “Bondsteel” kemi bërë inaugurimin e punimeve në projektin: “Hapësirat e gjelbra dhe shtatorja e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden” .

Në këtë aktivitet të organizuar nga “AVONET” dhe Këshilli i organizativ kanë marr pjesë pjesëtarë të KFOR-it Amerikan nga kampi “Bondsteel” si dhe qytetarë të Ferizajt.Projekti që do të jetë financim i qytetarëve dhe bizneseve ferizajase pritet të kushtojë mbi 600 mijë euro.Paraprakisht pjesëmarrësit bënë homazhe tek obelisku në nderim të birit të presidentit amerikan Joe Biden, Beau Biden.z. Kenan Gashi, Drejtor Ekzekutiv i Rrjetit të OJQ-ve “AVONET” u shpreh se “ në nderim të Pavarësisë së SHBA-ve sot kemi filluar projektin, të cilin e kemi hartuar dhe dizajnuar së bashku me bashkëpunëtor në këtë rast z. Faton Haxhisalihu si udhëheqës i këshillit organizativ, e pikërisht për ditë të Pavarësisë së SHBA-së kemi filluar implementimin e këtij projekti”.

Duke qenë se ky projekt paraqet edhe lidhje emocionale të popullit shqiptar me atë amerikan, ky projekt është hartuar nga ekspert të kësaj fushe dhe do të jetë një park ku edhe do të ketë të vendosur shtatoren e Presidentit Joe Biden. Falenderoj njerëzit që kanë bashkëpunuar e gjithashtu një falenderim të veçantë edhe ushtarëve të Ushtrisë Amerikane për bashkëpunimin e deritanishëm.”Faton Haxhisalihu nga Këshilli Organizativ theksoi se “ E fillojmë këtë projekt meqenëse, ne si popull jemi mirënjohës dhe do të jemi gjithëmonë falenderues ndaj tyre dhe kurr nuk do ta harrojmë të mirën e tyre, do të jemi miq të përhershëm”.“Ndihem shumë i respektuar me fillimin e këtij projekti, kjo tregon bashkëpunimin dhe konsidetarën e SHBA-ve me Kosovën”, u shpreh Howard nga ushtria amerikane.

211298058 2917969011797531 2115734678575930165 n - Fillojnë punimet për ndërtimin e shtatores së presidentit të SHBA-ve Joe Biden në Ferizaj
210401554 2917969058464193 2824108208992038943 n - Fillojnë punimet për ndërtimin e shtatores së presidentit të SHBA-ve Joe Biden në Ferizaj
212721203 2917969075130858 7864282564594231874 n - Fillojnë punimet për ndërtimin e shtatores së presidentit të SHBA-ve Joe Biden në Ferizaj