zeropese lajmetefundit .... 41 560x416 - Fillon zbatimi i Planit Operativ për siguri në punë edhe në Ferizaj

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), përmes Inspektoratit të Punës (IP), në vazhdën e angazhimeve dhe masave të ndërmarra për rritjen e sigurisë dhe shëndetit në punë, ka hartuar Planin Operativ për ngritjen e masave të sigurisë në vendet e punës, me theks në sektorin e ndërtimtarisë.

Kompania IDEA INVEST në Ferizaj është kompania e parë që ka marrë masat e mbrojtjes së punëtorëve në punë. Kjo kompani ka fillaur në tërësi të bëjë montimin e rrethojave të sigurisë (skeleve) rreth ndërtesave ku po zhvillohen punimet.

Pronarët e kësaj kompanie janë zotuar që ky plan por edhe Ligji i mbrojtjes në punë do të zbatohen plotësisht që punëtorët të jenë të sigurt dhe të mos ketë lëndime në punë.

“Me t’u marrë vendimi nga Ministria e Punës, ne filluam menjëherë zbatueshmërinë e këtij vendimi i cili kontribuon në rritjen e sigurisë së punëtorëve në punë, që për ne është primare. Edhe pse për në është kosto zbatimi i këtij vendimi do të mundohemi me të gjitha kapacitetet që i kemi të kontribuojmë në zbatimin e këtij ligji të dalë nga Ministria” ka thënë Mustafë Grainca, pronar i IDEA INVEST.

Ndryshe në mungesë të këtyre masave mbrojtëse ka pasur disa raste edhe në komunën e Ferizajt të lëndimeve në pune ku disa prej tyre kanë qenë me fatalitet.

Për këtë edhe MPMS dhe IP u bëjnë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë masat e përcaktuara me legjislacion rreth sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve në vendin e punës dhe njëherë të gjithë punëtorëve që të raportojnë rastet kur të drejtat e tyre nuk respektohen dhe shkelen nga punëdhënësit. MPMS do të jetë e pakompromis në zbatimin e legjislacionit në fuqi.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.