Mund t’i mungojë fushës së gjelbër, por tashmë jo edhe kinemasë.
Fjala është për futbollistin e mirënjohur shqiptar, Lorik Cana, i cili për vite me radhë ka qenë kapiten i Kombëtares Shqiptare.
![Filmi biografik për Lorik Canën publikohet më 5 dhjetor filmi biografik per lorik canen publikohet me 5 dhjetor - Filmi biografik për Lorik Canën publikohet më 5 dhjetor](https://ferizaj24.info/wp-content/ferizaj24/2018/11/filmi-biografik-per-lorik-canen-publikohet-me-5-dhjetor.jpg)
Lorik Cana (Foto: Handout/UEFA via Getty Images/Guliver)
Për të përshkruar karrierën e tij të gjatë dhe të suksesshme, është realizuar një film-dokumentar me emrin “Lorik”.
Këtë gjë e ka bërë të ditur vet futbollisti Cana përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.
Ai ka bërë po ashtu të ditur se data e publikimit të këtij filmi është 5 dhejtor 2018.
“Një film i realizuar me shumë dashuri mbi rrugëtimin tim nga miku im @andidecka që më bindi para 2 vite rreth këtij projekti. Nuk ka qenë e lehtë por besoj ja ki dal Ando me gjithë partnerët qe të kanë mbështetur”, ka shkruar Lorik Cana në Instagram.
Filmi në fjalë është bashkëprodhim mes kompanive Gjirafa dhe Digitalb. /Telegrafi/