auto Dashaj1497807040 560x416 - Fituesi i garës së vitit të kaluar : Naim Dashaj i pari edhe në Ferizaj

Naim Dashaj i Auto Klubit Eurogoma Racing Team është fitues i garës së dytë në dicilplinën auto-sllallom, e cila u zhvillua në Ferizaj. Dashaj me Subaru-n e tij deri te fitorja arriti me kohën prej 2:31.951 minuta, ndërsa i dyti u rendit Valon Jaha i HCR Gjakova, i cili me BMW pati kohë më të ngadalshme për  01.567 sekonda. Një vend në podium, në plasmanin e përgjithshëm, e siguroi edhe Kreshnik Mariqi i Prizreni D&G, i cili u paraqit me Yugo dhe në krahasim me fituesin u vonua për 03.870 sekonda. Për Dashajn kjo ishte fitorja e dytë radhazi në auto-sllallom, pasi më parë pati triumfuar edhe në Prizren. “Në çdo garë hyj me seriozitetin më të madh dhe i përqendruar maksimalisht. Si rezultat i kësaj edhe sukseset janë evidente. Shpresoj të vazhdoj me këtë ritëm edhe në vazhdim të kampionatit”, ka thënë Dashaj pas garës. Duhet theksuar se, ai tash e sa vjet jeton në Suedi, ndërsa nga atje udhëton për çdo garë, që gjithsesi është një sakrificë e madhe, të cilën e bën vetëm për shkak të pasionit ndaj automobilizmit.

Rezultatet:

 

Klasa 2 (mbi 1200 -1600 cc – Grupi 1)

1.Dardan Sadiku (MK7 – Ferizaj) 2:52.608

2.Majlind Musliu (Toyota – Prizreni D&G) DNS

 

Klasa 3 (mbi 1600 cc – Grupi 1)

1.Jeton Qerimi (MBW – Gjilani) 2:43.956

2.Kushtrim Bytyqi (Renault – Ferizaj) +02.385

3.Leutrim Rexhepi (MK6 – Ferizaj) +03.003

 

Klasa 5 (mbi 1200 – 1600 cc – Grupi 2)

1.Suhejb Vuqitërna (Honda – Rahoveci) 2:50.616

 

Klasa 6 (mbi 1600 cc – Grupi 2)

1.Liridon Kalenderi (Porsche – Prizreni D&G) 2:37.286

2.Egzon Skeraj (Honda – Prizreni ) +07.090

3.Getuar Berisha (Golf – Prizreni) +11.535

 

Klasa 7 (deri1200 cc – Grupi 3)

1.Kreshnik Mariqi (Yugo – Prizreni D&G) 2:35.821

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.