Mëngjesin e sotëm i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me anëtarët tjerë të Shtabit Emergjent, priti në takim një delegacion nga Ministria e Punëve të Brendshme. Në këtë takim nikoqiri, kryetari Aliu bëri një përmbledhje të të gjitha masave që janë ndërmarr në mbrojtje të shëndetit publik në Ferizaj.
Nga mysafirët u kërkua që Komuna e Ferizajt të formoj Qendrën Operative Emergjente në nivel lokal. Kreu i Komunës së Ferizajt tha se shtabi emergjent ka ndërmarr deri më tani dhjetëra masa duke mbuluar nevojat që kanë lindur gjatë pandemisë COVID-19.
Në këtë takim u diskutua edhe për masat e vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për të cilën nga kompetentët, disa nga to u tha se paraqesin shumë vështirësi në implementin në nivelin lokal.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.