foto lajmi 1541175909 11261111 560x347 - Fortnite – Si t’i mbroni fëmijët nga varësia ndaj kësaj loje?

Nëse jeni prindër dhe keni fëmijë të moshës nga 8 deri 18 vjeçar, gjasat janë të mëdha që e keni dëgjuar emrin “Fortnite”. Ja çfarë duhet të dini për këtë lojë tashmë të famshme.
“Fortnite” është një lojë ku 100 lojtarë vendosen në një ishull të vogël dhe luftojnë me njëri-tjetrin deri sa të mbesë vetëm një lojtar. Përreth ishullit ndodhen armë dhe pajisje tjera të fshehura. Lojtarët duhet të armatosen vetë përderisa ecin nëpër ishull dhe hyjnë nëpër ndërtesa të ndryshme. Me kalimin e kohës, fushëbeteja ngushtohet dhe lojtarët janë të detyruar të jenë më afër njëri-tjetrit çdo herë e më tepër. Në këtë mënyrë, mbijetuesi i fundit e fiton lojën.

Arsyet pse kjo lojë është më e popullarizuar te fëmijët janë sepse është falas, është zbavitëse dhe ka mjete interesante dhe qesharake për t’i përdorur, përfshirë uniformat për udhëtim në Hapësirë dhe maskota dinozaurësh.

Prindërit mund t’i shkurtojnë sesionet e lojës duke caktuar ndërprerjen e lojës në mënyrë automatike të pajisjes që është e lidhur në televizor. Konsiderohet se një orë deri 90 minuta do të ishin të mjaftueshme për një fëmijë që t’i kalojë në këtë lojë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e konsideron varësinë ndaj lojërave kompjuterike si problematike, sidomos për fëmijët.

Rrjedhimisht, edhe loja “Fortnite” shkakton një dozë varësie tek fëmijët, sidomos nëse luhet në mënyrë të pakontrolluar dhe të tepruar.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.