Loading...

Klubi kosovar i Ferizajt po vazhdon të përballet me një situatë tejet të vështirë financiare dhe kjo tashmë është rënduar edhe si pasojë e përhapjes së pandemisë së koronavirusit në Kosovë.

Futbollistët kanë muaj që nuk janë paguar fare, ndërkohë drejtuesit e klubit janë ‘zhdukur’ prej ditësh dhe nuk qëndrojnë prapa përgjegjësive të tyre, duke mos dhënë sqarime publike.

Kjo situatë është bërë e padurueshme edhe nga tifozët e këtij klubit “Ujqit”. Pjesëtarë të nëngrupit “Loyal 05” kanë vendosur banerë në stadiumin ku Ferizaj aktualisht i zhvillon ndeshjet, duke u dërguar një mesazh të qartë drejtuesve të klubit. “Klub me traditë që po e prishin disa individë” – është ky mesazhi të cilën e kënë lënë këta tifozët.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.