Në ditën e inaugurimit të Joe Bidenit si president i Shteteve të Bashkuara, banorët e fshatit Bibaj të Ferizajt, kanë festuar me flamuj dhe foto të Bidenit.Ky fshat gjendet në afërsi të rrugës nacionale Ferizaj-Gjilan, që mban emrin e Beau Biden, djalit të ndjerë të presidentit Biden.
Familja Biden kishte marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të kësaj rruge më 2016.
Beau Biden ka shërbyer në Kosovë pas përfundimit të luftës. Ai ka ndihmuar në trajnimin e prokurorëve dhe gjykatësve vendor.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.