Bibajj 870x5221 560x416 - Fshati i Vjetër dhe Bibaj akoma pa ujë të pijes

Në gusht të vitit 2016 patën filluar punimet për instalimin e ujësjellësit në fshatin Bibaj dhe në Fshatin e Vjetër, por përkundër kësaj, këto dy fshatra ende përballën me mungesë të ujit të pijes.

Banorët thonë se me ujë të pijshëm nga ujësjellësi janë furnizuar vetëm dy javë, edhe atë veç sa ishte fushata zgjedhore.
“E kanë lëshu një herë ujin para zgjedhjeve dhe gëzimi ka qenë shumë i madh, madje kemi bërë edhe festë në oborr të shkollës për ujë të pijshëm, por tash po bëhen 6-7 muaj që ne po presim ujin padurim, banorët e fshatit Bibaj janë kyçur, orët i kanë vendosur të gjithë, mund të them që 5% e tyre nuk janë kyçur me ora nëpër sistem, por pjesa më e madhe po dhe tek ne mund të lëshohet uji”, tha Faton Haxhisalihu, banor i fshatit Bibaj.

“Që një vit e gjysmë janë të vendosur gypat dhe kurrë nuk e kanë lëshuar as në Bibaj as në Fshat të Vjetër, vetëm gënjeshtra, çdo dy ditë shkojmë në qytet dhe nuk është vetëm një ditë, por që 4-5 vjet kështu”, tha Basri Neziri, banor i Fshatit të Vjetër.

“Nuk e di se çfarë ka ndodhë me ujësjellësin, pasi unë jam në Gjermani kam ardh në pushim, por nuk e di nëse e kanë lëshu ujin ose jo, por  gypat janë dhe siç kam dëgju e kanë lëshu një herë dhe javë kanë ndalë prapë”, tha Ibrahim Ibrahimi, banor i fshatit Bibaj.
Ndërsa, në kompaninë rajonale të ujit “Bifurkacioni”, thonë se pa u kyçur në sistem të gjithë banorët e të dy fshatrave nuk do të filloj  furnizimi me ujë.

 “Problemi në këtë sistem të furnizimit me ujë në fshatin Bibaj dhe Fshat të Vjetër  qëndron se është kryer rrjeti primar dhe sekondar, por nuk janë kryer të gjitha kyçjet. Fshati Bibaj e ka kryer një numër të konsiderueshëm të kyçjeve që është obligim i qytetarëve, ndërsa Fshati i Vjetër jo. Për fshatin Bibaj kemi filluar regjistrimin për faturim, ndërsa për Fshatin e Vjetër pa u bë kyçjet nuk mundemi me lëshu ujin, por as me bë regjistrimin për faturim. Pra, problemi është tek kyçjet individuale dhe përderisa nuk është bërë realizimi i të gjitha kyçjeve nuk mundemi me bë lëshimin e ujit dhe në momentin që kryhen të gjitha kyçjet ne e lëshojmë ujin dhe i shtim në sistemin e faturimit”, tha Zelfije Hyseni.

Kyçjet individuale konsumatorëve të fshatit Bibaj dhe Fshatit të Vjetër po iu kushtojnë rreth 100 euro për një metër gjatësi, ku përfshihen edhe elementet përcjellëse.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.