
Genc Prelvukaj ka paralajmëruar projektin e tij të ri.
Reperi pioner i skenës muzikore shqiptare ka konfirmuar tashmë pamjet e reja.
Sipas tij, kënga e tij e re është e ngjashme me hite të vjetra të tij.
“Shumë vonë” dhe “Ai të ka në shtrat” janë hitet e vjetra ku do të bazohet kënga e re e Gencit.
“Një e re si “Shumë Vonë” ose “Ai të ka në shtrat” po vjen…#vjeshta”, ka shkruar Genci në Instagram.
Genci njihet si një hitbërës kur vjen puna për balada, sidomos në stinët e ftohta.
“A t’merr malli” me Lyrical Son ishte një prej hiteve të fundit të kësaj fryme.
[embedded content]
Genc Prelvukaj konsiderohet një prej emrave më të mëdhenj të hip hopit shqiptar. /Telegrafi/
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.