Loading...

Është gjendur nëndetësja gjermane, që ishte fundosur gjatë Luftës së Parë Botërore, kur asnjë anëtar i ekuipazhit nuk kishte shpëtuar gjallë.

Pamjet e lundrës U-87 janë lokalizuar për herë të parë, që kur u sulmua dhe pësoi keq prej forcave britanike, në ditën e Krishtlindjeve të vitit 1917, transmeton Telegrafi.

Lokacioni konkret nuk është parë deri më tani, që kur shkencëtarët britanik e provuan një hidrolokator të ri, në brigjet e Uellsit.

Imazhet e shfaqin nëndetësen të ruajtur në mënyrë të përkryer, derisa qëndron e kthyer mbarë në tabanin e detit të Irlandës.

Kjo është bërë e mundur nëpërmjet teknologjisë së re, që është improvizuar për të gjetur 168 nëndetëset që besohet të jenë fundosur në atë regjion.

gjendat nendetesja gjermane e fundosur para 100 vitesh foto 1 - Gjendat nëndetësja gjermane e fundosur para 100 vitesh (Foto)

Të gjeturat e projektit, do të shfrytëzohen që të hulumtohen formimet e valëve dhe rrymave të ujërave, që të studiohet më mirë batica dhe zbatica. /Telegrafi/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.