gjenden njemije dhembe te njerezve brenda murit te nje ndertese foto video 560x355 - Gjenden njëmijë dhëmbë të njerëzve brenda murit të një ndërtese (Foto/Video)

Një grup punëtorësh të ndërtimtarisë në Georgia kanë gjetur njëmijë dhëmbë të njerëzve të “varrosur” brenda një muri.

Një objekt afarist i njohur si TB Converse në Valdosta po rinovohej nga punëtorët, të cilët mbetën të habitur kur brenda një muri gjetën dhëmbë të njerëzve, transmeton Telegrafi.

gjenden njemije dhembe te njerezve brenda murit te nje ndertese foto video - Gjenden njëmijë dhëmbë të njerëzve brenda murit të një ndërtese (Foto/Video)

Ata ishin “varrosur” brenda murit të katit të dytë, kurse fotografitë e dhëmbëve në internet janë bërë virale.

Ende nuk dihet se si dhëmbët kanë përfunduar brenda murit, edhe pse në këtë objekt kohë më parë kishin funksionuar dy ordinanca private të stomatologjisë.

gjenden njemije dhembe te njerezve brenda murit te nje ndertese foto video 1 - Gjenden njëmijë dhëmbë të njerëzve brenda murit të një ndërtese (Foto/Video)

Mjeku Clarence Whittington, ishte personi i parë që kishte punuat në ndërtesën Convertse që është ndërtuar në vitin 1900.

gjenden njemije dhembe te njerezve brenda murit te nje ndertese foto video 2 - Gjenden njëmijë dhëmbë të njerëzve brenda murit të një ndërtese (Foto/Video)

Në vitin 1911 ky kat i ndërtesës ishte marrë me qira nga mjeku Lester G Youmans, një dentist tjetër që ushtroi aktivitetin e tij në objekt deri më 1930. /Telegrafi/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.