gjendet sozia e dua lipes ne tirane hilda kertalli adoleshentja qe ngjason shume me artisten shqiptare 560x416 - Gjendet ‘sozia’ e Dua Lipës në Tiranë, Hilda Kërtalli – adoleshentja që ngjason shumë me artisten shqiptare

Këngëtarja Dua Lipa është shndërruar në një prej këngëtareve më të dashura për publikun në mbarë botën.

Përveç muzikës ajo shquhet edhe për pamjen dhe stilin e saj unik, dhe është shndërruar në idhullin e shumë adoleshentëve që e pëlqejnë muzikën e saj, dhe do donin të ishin si ajo.

E njëra nga to duket se e ka këtë fat, të paktën për nga pamja e jashtme.

Lexo po ashtu:

Është kjo Hilda Kërtalli, një nxënëse e gjimnazit “Qemal Stafa”, në Tiranë.

Me tipare të theksuara si: buzë, flokë dhe vetulla, Hilda duket sikur të ishte motra binjake e Duas.

Kjo ngjashmëri sidomos përkon me kohën kur Dua mbante flokë më të gjata, stil të cilit i dha fund në fillim të këtij viti, duke i ndryshuar flokët e saj në të shkurtra.

gjendet sozia e dua lipes ne tirane hilda kertalli adoleshentja qe ngjason shume me artisten shqiptare - Gjendet ‘sozia’ e Dua Lipës në Tiranë, Hilda Kërtalli – adoleshentja që ngjason shumë me artisten shqiptare

Ngjashmëria e Hilda Kërtallit me artisten shqiptare me famë botërore, Dua Lipa (Foto: Instagram)

Disa muaj më parë, u publikua edhe një artikull në mediat vendore, duke treguar ngjashmërinë e një tjetër vajze me Duan, e cila ishte modelja Brittany Xavier.

gjendet sozia e dua lipes ne tirane hilda kertalli adoleshentja qe ngjason shume me artisten shqiptare 1 - Gjendet ‘sozia’ e Dua Lipës në Tiranë, Hilda Kërtalli – adoleshentja që ngjason shumë me artisten shqiptare

Ngjashmëria e modeles amerikane, Brittany Xavier, me artiaten shqiptare, Dua Lipa, është e madhe (Foto: Instagram)

Në imazhet e publikuara në rrjetin social Instagram, vajza nga Tirana ngacmohet nga komentuesit me pyetjen “A je ti Dua?”.

Ndërkohë, në shumë prej komenteve është etiketuar edhe vet Dua Lipa, me shpresën për ta parë vajzën që i ngjason aq shumë. /Telegrafi/

gjendet sozia e dua lipes ne tirane hilda kertalli adoleshentja qe ngjason shume me artisten shqiptare 2 - Gjendet ‘sozia’ e Dua Lipës në Tiranë, Hilda Kërtalli – adoleshentja që ngjason shumë me artisten shqiptare

Dua Lipa (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.