gjiko tregon se ku e ka fillesen hiti papuqe gucci dhe flet per disset ne muziken rep - Gjiko tregon se ku e ka fillesën hiti “Papuqe Gucci” dhe flet për ‘disset’ në muzikën rep

Gjiko i kishte në qejf papuçet që në fëmijëri. Ai ka treguar se këngës “Papuçet Gucci” i kanë paraprirë disa ngjarje edhe vite më parë.

“I kam pasur një palë xhinse të gjera shumë edhe i pata veshur me sandale, krejt i vishnin me atlete, unë e pata zbuluar një formë me sandale. Një grua po ma bën: ‘O djalë i mirë me pantallona e fshive asfaltin’, ashtu t’u iu dhimbsur”, tha ai në emision “ShoowRoom me Gentën”.

Ndërsa me shaka ka treguar pse i pëlqejnë papuçet Gucci.

Lexo po ashtu:

“Po se janë më të lehta, më të përshtatshme i shti në këmbë edhe i heq. Këto atletet duhet hequr me thembër a diçka”, është shprehur Gjiko.

[embedded content]

Ndërsa Gjiko ka treguar se ka ndonjë këngë ‘diss’ dhe se cili është disi më i mirë i mundshëm.

“Unë fort i ‘dissave’ nuk jam. ‘Dissi’ më i mirë është kur e bën një këngë të fortë që ka shumë sukses. Ku po do më mirë se sa sukses”.

“Nëse unë ia bëj një këngë dikujt, ia tregoj që ai ka pasur shumë rëndësi në jetën time që më paska shti të çohem t’i laj sytë, t’i vesh papuçet Gucci, të hyj në studio dhe të bëj këngë për atë person”, ka shpjeguar ai. /Telegrafi/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.