Skip to content
Ferizaj24
Menu
  • Ferizaj
  • Lajme
  • Kulturë
  • Sport
  • Showbiz
  • Teknologji & Auto
  • Tjera
    • Kronikë e zezë
    • Opinione
    • Kuzhina
    • Video
  • Qyteti
Menu
policia e trafikut ilustrim 1 768x4321 1 - Gjobitet zyrtari policor që tejkaloi në vijë të plotë me veturë zyrtare

Gjobitet zyrtari policor që tejkaloi në vijë të plotë me veturë zyrtare

Posted on 23 June, 2021

Policia e Kosovës e ka gjobitur një pjesëtar të saj për tejkalim me veturë zyrtare në vijë të plotë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj kishte pranuar një informacion nga një qytetar përmes aplikacionit ‘’Lajmëro Policinë’’ për një kundërvajtje në komunikacion të shkaktuar nga policia.

Sipas njoftimit, Policia i ka marrë veprimet e duhura dhe ka arritur të identifikojë zyrtarin policor, i cili me automjetin zyrtar të Policisë shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, në fshatin Sojevë, rruga magjistrale Ferizaj-Gjilan.

“Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, e ftoi zyrtarin policor (M/SH/K) 61 vjeçar, dhe ai në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar dhe mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkaq, ndaj tij, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka iniciuar edhe hetim të brendshëm diciplinor sipas rregulloreve të Policisë.

Gjobitja e policit 1 foto PK1 - Gjobitet zyrtari policor që tejkaloi në vijë të plotë me veturë zyrtare

unnamed 18 41 - Gjobitet zyrtari policor që tejkaloi në vijë të plotë me veturë zyrtare

 

 

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.

Moti në Ferizaj

booked.net


Ky portal mirëmbahet nga "Ferizaj24". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Ferizaj24". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e përdorimit.

Na kontaktoni:
[email protected]


Facebook
Instagram
X Social
Pinterest
YouTube

Navigimet

  • Ferizaj
  • Lajme
  • Kulturë
  • Sport
  • Showbiz
  • Teknologji & Auto
  • Qyteti i Ferizajt
  • Moti ne Ferizaj
  • TOP 10 Restorantet më të mira në Ferizaj
Loading...
©2023 Ferizaj24 | Design: Newspaperly WordPress Theme