Theo Holroyd dhe Ollie Gerety kanë një pasion të përbashkët, ata dashurojnë kodimin.

Por deri më sot ishte e pamundur për ta të zhvillonin një program.

Kjo sepse Theo është i verbër dhe metodat e përdorura në shkolla për tu mësuar bazat e kodimit fëmijëve nuk funksionojnë për të.

Scratch, përdorur në qindra dhe mijëra shkolla fillore, është një program vizual i cili përbëhet nga blloqe me ngjyra të cilat kombinohen për të krijuar animacione.

Por Microsoft ka zhvilluar një ndërfaqe fizike programimi e cila e bën kodimin të aksesueshëm për të gjithë me probleme me shikimin.

Code Jumper përbëhet nga një seri telekomandash ku secila përmban një linjë kodimi dhe komanda të caktuara.

Të kombinuara të bashku në sekuenca të ndryshme ato mund të krijojnë një program dhe Theo e Ollie ka dhënë kontributin e tyre për testimin e rafinimin e sistemit.

Gruaja e cila drejton projektin është një shkencëtare kompjuteri pranë laboratorit kërkimit të Microsoft në Cambridge.

Ajo kishte një arsye të fortë që e shty të mendonte për tu mësuar fëmijëve të verbër kodimin. Djali i saj gjashtë vjeçar lindi i verbër gjashtë vite më parë.

Së bashku me kolegët e tjerë të Microsoft arritën në përfundimin se fëmijët kanë nevojë për diçka fizike.

Muzika gjithashtu është pjesë e këtij sistemi dhe secili prej telekomandave ka një tingull të caktuar kur vendos në sekuencë tjetër.

Ashtu si Scratch sistemi përfaqëson konceptet bazë të programimit përmes të cilave fëmijët mund të kalojnë në gjuhë më të sofistikuara programimi.

Për Theo duket se çdo gjë ka funksionuar.

Pas katër vitesh zhvillim, Code Jumper po përgatitet për tu nxjerrë në shitje në Britani, SHBA, Kanada, Australi dhe Indi. Ndërsa në pesë vitet e ardhshme pritet të lançohet në mbarë botën.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.