Gjykata Themelore në Ferizaj nëpërmjet një aktvendimi ka nxjerrë masë të përkohshme të sigurimit për t’i ndërprerë punimet në rrugën me ngastër kadastrale 91-1 ZK Gurzë e Ulët dhe atë të rrugës Varosh-Ferizaj, në kuadër të projektit të ashtuquajtur “Bashkimi i qytetit”, shkruan sot Koha Ditore.

Rreth kësaj çështjeje Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar në tërësi propozimin e “Infrakos”-it, kundër propozimit të Komunës së Ferizajt.

Albënora Bekteshi – Hoti, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Ferizaj, ka thënë se Komunës së Ferizajt i është ndaluar aktiviteti për kryerjen e këtyre punimeve, derisa kërkesën për sigurim të masës e ka bërë Infrakosi kundër propozuesit të Komunës së Ferizajt, andaj sipas saj, Gjykata e ka aprovuar këtë kërkesë dhe ka shqiptuar caktimin e masës së përkohshme të sigurimit.

”Gjykata Themelore në Ferizaj, më 22.01.2019 me aktvendim ka aprovuar në tërësi propozimin e propozuesit Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës kundër propozuesit Komuna e Ferizajt, për caktimin e masës së sigurimit të kërkesës padisë. Me pikën II të këtij aktvendimi gjykata ka zëvendësuar aktvendimin e datës 12.12.2018 mbi masën e përkohshme të sigurimit, me masën e sigurimit të kërkesë padisë, në atë mënyrë që i ndalohet kundër propozuesit Komuna e Ferizajt, kryerja e të gjitha aktiviteteve, kryerja e punimeve në pronën të cilën e menaxhon Propozuesja sipas projektit “Bashkimi i Qytetit”, përkatësisht në pjesën e pronës 02787 ZK – Ferizaj ndërtimi dhe zgjerimi i rrugës në fshatin Varosh – Ferizaj dhe ndërtimi dhe zgjerimi i rrugës në ngastrën kadastrale 91-1 ZK Gurzë e Ulët”, ka thënë ajo, duke shtuar se kundërt këtij aktvendimi është paraqitur një ankesë.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.