aksident 780x4391 1 560x416 - Goditet nga vetura, vdes 64-vjeçarja në Ferizaj

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në Ferizaj, ku si pasojë e goditjes nga vetura ka humbur jetën 64 vjeçarja, SH.J.

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt bën të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:45 minuta në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.

“Sipas raporteve të para, ngasësi i automjetit Opel Combo, me targa lokale, E.K.. (M/shtetas i Republikës së Kosovës, 20 vjeç), nga pakujdesia, me anësoren e djathtë godet këmbësoren SH.J. (F/shtetase e Republikës së Kosovës 64 vjeçare), me ç’rast e njëjta pëson lëndime të rënda trupore. E lënduara është dërguar fillimisht në emergjencë dhe pastaj në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor ku rreth orës 13:30 min, nga mjeku kujdestar kemi pranuar informatën se nga lëndimet e pësuara viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të Prokurorit të shtetit dërgohet për obduksion, ndërsa ngasësi i automjetit është ndaluar për 48 orë.