Franca 31 560x416 - Gola, spektakël, emocion, Franca kampione e Botës (Video)

Franca është Kampion i Botës për herë të dytë në histori.

Trekolorët mposhtën në finale Kroacinë në një nga ndeshjet finale më të bukura që njeh historia e Kampionatit Botëror.

Ndeshja është dominuar nga ballkanasit, mirëpo francezët ishin më konkret në rastet e tyre duke shfrytëzuar çdo mundësi.

Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Mario Mandzukic në portën e tij, duke i dhënë Francës epërsinë në minutën e 18-të.

Rezultatin e barazoi, Ivan Perisic me një gol shumë të bukur që nuk mund ta ndalte portieri Loris.

Në minutën e 38-të, Perisic shkaktoi penallti që në gol e shndërroi Griezmann, shkruan indeksonline.

Në pjesën e dytë francezët u treguan shumë të rrezikshëm, duke shënuar dy gola nga distanca.

Paul Pogba shënoi golin e tretë në minutën e 59-të, ndërsa Mbappe shënoi golin e katërt në minutën e 65-të.

Kroacia u rikthye në lojë në minutën e 69-të, ku një gabim të Loris e shfrytëzoi shumë mirë Mario Mandzukic.

Ky është trofeu i dytë në histori të Francës, pas atij të vitit 1998 ndërsa suksesi më i madh i Kroacisë që nga krijimi i Kombëtares së tyre.