Nëse jetoni në BE dhe përdorni shpesh Google News për të fituar qasje në artikujt dhe temat e fundit të lajmeve, atëherë ndoshta është koha për të filluar kërkimin e alternativave, sepse disa zyrtarë të lartë të Google, kanë lënë të kuptohet se Google News mund të detyrohet të mbyllet në BE mbi “taksën e linkut”.

Për ata të panjohur me “taksën e linkut”, në thelb është ajo ku disa zyrtarë të qeverisë besojnë se faqet e grumbullimit, siç është Google News, duhet të paguajnë për linqet e lajmeve. Ky ishte një ligj që u miratua në Spanjë disa vjet më parë në një përpjekje për të ndihmuar në shtytjen e bizneseve që mund të humbnin konsumatorët ndaj alternativave dixhitale.

Richard Gingras, zëvendëspresidenti i Google News, vuri në dukje se si rezultat i tatimit, mbyllja e shërbimit mund të ndodhë në BE, nëse planet për një taksë e tillë do të bëheshin realitet.

Ai gjithashtu vuri në dukje se Google News nuk u krijua për arsye fitimprurëse. “Nuk ka reklama në Google News. Nuk është një produkt që gjeneron të ardhura në Google. Ne mendojmë se është i vlefshëm si një shërbim ndaj shoqërisë”. /Telegrafi/

A ju pëlqen ky artikull?

0/50 ratings

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.