arrestimi menaxheri 690x3801 560x347 - Grabitje në Ferizaj arrestohet njeri nga dy të dyshuarit

Pas punës së suksesshme operative në teren, hetuesit e stacionit policor të Ferizajt, sot kanë arrestuar njenin nga dy personat e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Grabitje”.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:20 minuta në rrugën “Besim Rexhepi” në Ferizaj, ku të dyshuarit , G.R. (m/ sh/k 23 vjeç) dhe N.B..(m/sh/k ) , me forcë nga viktima S.A. (f/sh/k) kanë marrë zingjirin e arit dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Gjatë intervistimit,i dyshuari në prezencë të avokatit mbrojtës,në tërësi ka pranuar veprën për të cilën akuzohet, ndërsa policia është në kërkim të dyshuarit të dytë. Si provë materiale është gjetur dhe konfiskuar edhe zingjiri ptej ari ,të cilin të dyshuarit e kishin shitur në Prishtinë. Pas intervistimit,me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuaritG.R. është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.