kristina 696x3921 1 560x392 - Gratë – pjesë kyçe e vendimmarrjes lokale në Ferizaj
Dita e Gruas – 8 Marsi në Ferizaj ka nisur sot me një ngjarje të veçantë në ambientet e Komunës. Ishte Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi që kishte ftuar sot, si tashmë tradicionalisht, gra të suksesshme ferizajase, në shenjë respekti e urimi për Ditën e Gruas.
Biznesmene, punonjëse të arsimit, artiste, arkitekte, sportiste e të profesioneve të shumta ishin gratë që sot i priti në takim Kryesuesja e Kuvendit, Kristina Gashi Bytyçi.
Kjo e fundit, duke vënë theksin në avancimin e gruas në vendimmarrje, tha se për këtë qeverisja lokale e udhëhequr nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu ka dëshmuar përgjatë gjithë këtij mandati, se ka vizion e mision në dobi të fuqizimit të gruas në vendimmarrje, për këtë fakt administrata e Komunës së Ferizajt, aktualisht drejtohet nga 4 gra drejtore të drejtorive si dhe Kryesuesja e Kuvendit, pa përmendur faktin se janë afro 300 gra pjesë e nivelit udhëheqës në të gjitha institucionet në vartësi të Komunës.
Kryesuesja Gashi Bytyçi tha se edhe në planin ekonomik, qeverisja Aliu ka ndihmuar bizneset e udhëhequra nga gratë përmes granteve të shumëllojshme, të cilat kanë ndihmuar në fuqizimin ekonomik të tyre, mbështetje kjo që do të vijoj edhe në të ardhmen.
Tutje, gratë pjesëmarrëse në këtë aktivitet, falënderuan Kryesuesen e Kuvendit, Kristina Gashi Bytyçi për pritjen si dhe mbështetjen e vazhdueshme nga Komunëa e Ferizajt.
158284193 3875193249193148 7338919317386606805 o1 - Gratë – pjesë kyçe e vendimmarrjes lokale në Ferizaj 158777578 3875192975859842 5431748646447672442 o1 - Gratë – pjesë kyçe e vendimmarrjes lokale në Ferizaj 158862019 3875193205859819 3747222310225476240 o1 - Gratë – pjesë kyçe e vendimmarrjes lokale në Ferizaj

www.foxshop-ks.com